• e premte, 05 dhjetor 2025

Danimarka thotë se aeroportet e saj janë cak i sulmeve kibernetike

Danimarka thotë se aeroportet e saj janë cak i sulmeve kibernetike

Kopenhagë, 25 shtator 2025 (MIA) - Dronët e vërejtur kohë më parë mbi disa aeroporte daneze ishin pjesë e sulmit kibernetik për të cilin ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen deklaroi sot se me siguri ishte orkestruar nga një aktor profesionist.

Pulsen i dha komentget e veta në konferencën për shtyp në Kopenhagë.

Hapësira ajrore në aeroportin Alborg në Danimarkën veriore ishte mbyllur përkohësisht mbrëmë pasi që u vërejtën dronë, kumtoi policia, vetëm dy ditë pas incidentit të ngjashëm në afërsi të aeroportit në Kopenhagë.

Policia në Jitlandin Verior kumtoi në X se policët janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë.

Ueb-faqja për ndjekje të fluturimeve Flajerradar24 kumtoi se tre fluturime ardhëse janë rikahëzuar drejt aeroporteve të tjera, prëderisa një fluturim ardhës dhe dy nisës janë anuluar. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR