• e premte, 05 dhjetor 2025

Danimarka për herë të parë do të blejë armë me rreze të gjatë veprimi

Danimarka për herë të parë do të blejë armë me rreze të gjatë veprimi

Kopenhagë, 17 shtator 2025 (MIA) - Qeveria e Danimarkës publikoi se për herë të parë do të blejë armë me rreze të gjatë veprimi, me qëllim që t'i përforcojë kapacitetet mbrojtëse, sepse kërcënimi rus kohë të gjatë do të jetë i pranishëm në Evropë.

"Rusia do të paraqesë kërcënim për Danimarkën dhe Evropën për shumë vite që do të vijnë. Falë kësaj arme, mbrojtja daneze do të mund të sulmojë objektiva në distanca të gjata dhe për shembull të neutralizojë kërcënime raketore armiqësore", deklaroi kryeministrja daneze Mete Frederiksen.

Sipas saj, kjo "do të përfaqësojë një ndryshim në paradigmën e politikës mbrojtëse daneze".

Danimarka javën e kaluar njoftoi se do të furnizojë tetë sisteme për mbrojtje kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi nga prodhuesit evropian. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR