• e premte, 05 dhjetor 2025

Danimarka miraton bazat ushtarake amerikane në territorin e saj

Danimarka miraton bazat ushtarake amerikane në territorin e saj

 Kopenhagë, 11 qershor 2025 (MIA) - Parlamenti danez miratoi sot një ligj që lejon bazat ushtarake amerikane në territorin danez.

 Ligji u votua "pro" nga 94 deputetë dhe "kundër" nga 11. Që ligji të hyjë në fuqi,  duhet të nënshkruhet nga Mbreti danez Frederiku i Dhjetë.

 Ligji i ri është një zgjerim i një marrëveshjeje të mëparshme ushtarake, të përfunduar në vitin 2023 me administratën e Presidentit të SHBA-së Xho Bajden, sipas së cilës armata amerikane kishte akses të gjerë në bazat ajrore daneze.

Kritikët pohojnë se me ligjin i lihet sovraniteti danez SHBA-së.

 Presidenti amerikan Donald Tramp, ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të marrë kontrollin e territorit gjysmë autonom danez të Grenlandës.

Shefi i diplomacisë daneze, Lars Loke Rasmusen theksoi se Danimarka mund ta ndërpresë marrëveshjen nëse SHBA-ja përpiqet të aneksojnë një pjesë ose të gjithë Grenlandën.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR