• e hënë, 23 dhjetor 2024

Danimarka ka filluar trajnimin e tetë pilotëve ukrainas për aeroplanët luftarakë F-16

Danimarka ka filluar trajnimin e tetë pilotëve ukrainas për aeroplanët luftarakë F-16

Kopenhagë, 22 gusht 2023 (MIA) - Danimarka ka filluar trajnimin e tetë pilotëve ukrainas për të drejtuar me aeroplanët luftarakë F-16 si pjesë e angazhimit të saj për të dhuruar aeroplanë në Ukrainë, njoftuan Forcat e Armatosura Daneze.

Danimarka dhe Holanda u zotuan të dielën t'i dhurojnë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke përmbushur një dëshirë të kahershme të Ukrainës që mund të ndihmojë vendin të forcojë mbrojtjen e tij ajrore dhe kundërofensivat kundër armatës ruse.

Tetë pilotë ukrainas kanë mbërritur në bazën ajrore ushtarake daneze në Skridstrup, së bashku me 65 anëtarë të stafit të cilët do të trajnohen në mirëmbajtjen dhe servisimin e aeroplanëve, njoftuan Forcat e Armatosura Daneze.

Danimarka do të dorëzojë 19 aeroplanë F-16 në Ukrainë, ndërsa gjashtë të parët do të mbërrijnë në vend rreth Vitit të Ri.

Greqia gjithashtu do të marrë pjesë në trajnim, tha dje presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Holanda, e cila ka 42 aeroplanë luftarakë F-16, ende nuk ka vendosur se sa aeroplanë do t'i dorëzojë Ukrainës. 

Danimarka ka aktualisht 43 aeroplanë F-16, por për arsye sigurie nuk bën të ditur se sa janë aktivë, thuhet në kumtesën e sotme të Forcave të Armatosura Daneze. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR