Danimarka i bëri thirrje diplomatit më të lartë amerikan në Kopenhagë në bisedime për Grenlandën
- Shefi i diplomacisë daneze, Lars Loke Rasmunsen urdhëroi diplomatin më të lartë në ambasadën e SHBA-së në Kopenhagë të paraqitet për një bisedë për shkak të raporteve se qytetarët amerikan kanë kryer operacione për ndërhyrje në punët e brendshme të Grenlandës, raportoi sot televizioni publik danez DR, duke cituar ministrin.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:30, 27 gusht, 2025
Kopenhagë, 27 gusht 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë daneze, Lars Loke Rasmunsen urdhëroi diplomatin më të lartë në ambasadën e SHBA-së në Kopenhagë të paraqitet për një bisedë për shkak të raporteve se qytetarët amerikan kanë kryer operacione për ndërhyrje në punët e brendshme të Grenlandës, raportoi sot televizioni publik danez DR, duke cituar ministrin.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se dëshiron që SHBA-të të marrin nën kontroll ishullin arktik të pasur me minerale dhe të vendosur strategjikisht për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nuk e përjashtoi përdorimin e forcës për realizimin e këtij qëllimi.
Qeveria daneze beson se të paktën tre qytetarë amerikan të lidhur me administratën e Trampit ishin përfshirë në operacionet e fshehta për zgjerimin e ndikimit në territorin danez, njoftoi DR, duke cituar burime anonime.
Televizioni nuk i identifikoi personat.
"Çdo tentim për ndërhyrje në punët e brendshme të mbretërisë daneze sigurisht do të jetë e papranueshme", deklaroi ministri Rasmusen për DR.
"Në këtë kuptim, i kërkova Ministrisë së Punëve të Jashtme të ftojë për një bisedë të ngarkuarin me punë (diplomatin) amerikan", tha ministri.
Misionin e SHBA-së në Kopenhagë aktualisht e udhëheqë ushtruesi i detyrës ambasadori Mark Stroh. qa/
Foto: EPA