• e hënë, 23 dhjetor 2024

Danimarka do t'i dhurojë Ukrainës pajisje ushtarake në vlerë prej gati gjysmë milionë euro

Danimarka do t'i dhurojë Ukrainës pajisje ushtarake në vlerë prej gati gjysmë milionë euro

Kopenhagë, 26 tetor 2023 (MIA) - Danimarka do t'i dhurojë Ukrainës pajisje ushtarake në vlerë prej 3,7 miliardë krona (rreth 495 milionë euro), njoftoi sot Ministria daneze e Mbrojtjes dhe e konfirmoi "mbështetjen e palëkundur" për Ukrainën. 

Donacioni përfshin tanke, automjete luftarake të këmbësorisë, municion artilerik, fluturake pa pilot dhe armë të kalibrit të vogël, bëhet e ditur në kumtesën e MM daneze. 

Dy ditë pas vizitës së ministrit danez të Mbrojtjes, Troels Lund Poullsen në Kiev, Kopenhaga e dhuroi ndihmën e 13-të me radhë, që përfshin pajisje të cilat i kërkon Ukraina  - municion, pajisje artilerike, tanke dhe automjete të blinduara. 

Donacioni i sotëm konfirmon se Ukraina mund të mbështetet në ndihmën e palëkundur të Danimarkës në luftën e saj për liri, deklaroi shefi i diplomacisë daneze, Lars Rasmusen. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR