• e hënë, 23 dhjetor 2024

Danimarka do ta mbështesë aleancën ushtarake në Detin e Kuq me një fregatë

Danimarka do ta mbështesë aleancën ushtarake në Detin e Kuq me një fregatë

 Kopenhagë, 29 dhjetor 2023 (MIA)  - Danimarka dëshiron ta mbështesë aleancën ushtarake të iniciuar nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq me një fregatë, bëri të ditur vonë pasdite Ministria daneze e Mbrojtjes.

 "Jemi të shqetësuar për situatën serioze në Detin e Kuq, ku vazhdojnë sulmet e paprovokuara ndaj anijes civile", tha ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen, sipas një njoftimit për shtyp.

 Në janar, qeveria daneze ka për qëllim ta dorëzojë propozimin në Parlament për votim.

 Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, anijet në Detin e Kuq vazhdimisht janë sulmuar nga kryengritësit huthë.

 Sipas shërbimeve të inteligjencës amerikane, kryengritësit në Jemen mbështeten nga Irani.

 Me qëllim të mbrojtjes më të mirë të rrugës së rëndësishme detare që çon në Kanalin e Suezit, Uashingtoni formoi një aleancë ushtarake me forcat e armatosura të vendeve të tjera.

 Më shumë se 20 vende, mes të cilave Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Holanda, Norvegjia dhe Danimarka, marrin pjesë në iniciativë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR