• e premte, 05 dhjetor 2025

Dalipi prezentoi pesë pikat prioritare: Lirim për parkingje, licencat e taksive, rastet sociale, ujë teknik për lavazhet dhe pompa për ndërtesat e vjetra

Dalipi prezentoi pesë pikat prioritare: Lirim për parkingje, licencat e taksive, rastet sociale, ujë teknik për lavazhet dhe pompa për ndërtesat e vjetra

Shkup, 25 tetor 2025

Të nderuar qytetarë të Strugës,

Të nderuara media,

Sot jemi para jush me përkushtimin drejt fitores së përbashkët të 2 Nëntorit dhe me përgjegjësinë për një Strugë moderne, transparente dhe pranë nevojave të qytetarëve.

Brenda 100 ditëshit të parë, ekipi ynë "BASHKË për Strugën" angazhohet për realizimin e programit pesëpikësh, që përfshin 5 pika:

1.Parking falas për qytetarët deri në orën 10 të mëngjesit në të gjithë territorin e qytetit të Strugës

2.Me vendim të Këshillit të Komunës së Strugës do të përgjysmohen me 50% pagesat për licencat për TAXI, furgona dhe makina. Për taksi dhe furgona elektrikë do të ketë lirim total nga pagesa e tatimit për të marrë licencat, 100% pa pagesë

3.Subvencionim i lavazheve në të gjithë territorin e Komunës së Strugës nga buxheti i Komunës së Strugës, me qëllim furnizimin me ujë teknik, duke subvencionuar shpimin e puseve për sigurimin e ujit teknik, ndërsa uji i pijshëm do të jetë vetëm për pije. 

4. Instalimi i pompave dhe rezervuarëve në ndërtesat e vjetra, me buxhet të Komunës, në mënyrë që të zgjidhet problemi me furnizimin me ujë të pijshëm në katet e sipërme të këtyre ndërtesave.

5. Të gjithë rastet sociale do të lirohen nga pagesat tatimore, të njëjtat do të rimbursohen nga buxheti i Komunës.

Bashkë për Strugën tonë, bashkë drejt fitores. 
Faleminderit

#bashkëpërstrugën

Akeanca për Shqiptarët

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR