• e premte, 05 dhjetor 2025

Dalaj Lama konfirmoi se pas vdekjes së tij do të emërohet pasardhës

Dalaj Lama konfirmoi se pas vdekjes së tij do të emërohet pasardhës

Daramshala, 2 korrik 2025 (MIA) - Udheheqësi shpirtëror i budistëve tibetianë, Dalaj Lama, konfirmoi se pasardhësi i tij do të emërohet pas vdekjes së tij, duke hedhur poshtë spekulimet se institucioni 600-vjeçar do të zhduket me largimin e tij.

 "Konfirmoj se institucioni do të vazhdojë", tha Dalaj Lama në një video-mesazh, të publikuar në fillim të mbledhjes së liderëve religjiozë në Daramshala, ku aktualisht po mbahet ngjarja. 

Dalaj Lama shtoi se kabineti i tij, në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave budiste tibetiane dhe liderët e tjerë fetarë, do të kërkojë dhe do të pranojnë pasardhës në përputhje me traditën. 

Ai gjithashtu theksoi se "askush tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë proces".

Dalaj Lama iku në Indi në vitin 1959 dhe formoi një qeveri në ekzil në Daramshala.

Edhe pse Dalaj Lama më herët deklaroi se pasardhësi i tij mund të jetë një grua ose se ndoshta nuk do të ketë pasardhës, muajt e fundit ai përsëriti se ndërmjet tibetianëve në ekzil ka mbështetje për të vazhduar institucionin dhe se kabineti i tij do të zgjedhë pasardhës.

Ai më herët deklaroi se pasardhësi i tij do të lindë jashtë Kinës, që e zemëroi Pekinin.

Njoftimi erdhi para festimit me rastin e 90-të vjetorit të Dalaj Lamës, të cilat po festohen këto ditë sipas kalendarit tibetian, dhe pritet të marrin pjesë më shumë se 7.000 funksionarë, përfshirë ministra indianë dhe aktori hollivudian Riçard Gir. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR