• e hënë, 23 dhjetor 2024

Da Silva në KOP28: Ne nuk kemi dy planetë Tokë

Da Silva në KOP28: Ne nuk kemi dy planetë Tokë

Dubai, 1 dhjetor 2023 (MIA) Nuk kemi dy planetë Tokë, tha presidenti brazilian Luiz Inasio Lula da Silva në konferencën klimatike KOP28 në Dubai, duke theksuar nevojën urgjente për progres më të shpejtë dhe mbrojtje të “llojeve unikale të njerëzimit”.

Brazili, që është shtëpia e shumicës së pyjeve tropikale të Amazonës është gati të udhëheq rrugën në mbrojtjen e klimës, tha ai.

Da Silva tha se Brazili tashmë ka reduktuar ndjeshëm shpyllëzimin në Amazon dhe ka për qëllim ta eliminojë atë deri në vitin 2030.

“Megjithatë është ende larg arritjes së këtij qëllimi”, shton ai.

Brazili do të jetë nikoqir i konferencës klimaterike KOP30 të KB-së në vitin 2025 dhe tashmë po insiston për një kurs veprimi më ambicioz në Dubai, sepse edhe vetë vuan nga thatësira ekstreme.

Në samitin e Dubait marrin pjesë presidentë, kryeministra, ekspertë, aktivistë dhe lobistë të karburanteve fosile.

Sipas KB-së, bisedimet për klimën KOP28 të organizuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë më të mëdhatë ndonjëherë me rreth 97.000 pjesëmarrës të regjistruar.

Kjo e bën konferencën në Dubai pothuajse dyfish më të madh se atë të vitit të kaluar në Egjipt e cila ishte nikoqire e rreth 50.000 pjesëmarrësve, transmeton DPA.

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR