• e premte, 22 nëntor 2024

Daçiq: Tre helikopterë të MPB-së do të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit afër Prohor Pçinjskit dhe pjesën lindore të Maqedonisë Perëndimore

Daçiq: Tre helikopterë të MPB-së do të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit afër Prohor Pçinjskit dhe pjesën lindore të Maqedonisë Perëndimore

Beograd, 31 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaroi mbrëmë se me miratim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Millosh Vuçeviq, MPB-ja sot do të dërgojë dy helikopterë të Njësitit të helikopterëve që t'u ofrojë ndihmë pjesëtarëve të Sektorit për gjendje të jashtëzakonshme gjatë shuarjes së zjarrit që është përhapur nga Maqedonia e Veriut në vendin Kozjak afë Bujanocit, në afërsi të manastirt Prohor Pçinjski, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Pas miratimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Millosh Vuçeviq, Ministria e Punëve të Brendshme nesër do të dërgojë dy helikopterë në Njësinë e helikopterëve për t'iu ofruar ndihmë pjesëtarëve të Departamentit për situata urgjente në shuarjen e zjarrit që u përhap nga Maqedonia e Veriut në zonën e Kozjakut afër Bujanocit, në afësi të manastirit Prohor Pçinjski", ka thënë Daçiq, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Ai shton se për shkak të përhapjes së zjarrit në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, dhe në bazë të kërkesës zyrtare të Qendrës për menaxhim me kriza të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme do të dërgojë një helikopter “Agusta Bell 212” në vend me pesë anëtarë të njësisë së helikopterëve dhe një anëtar të Sektorit për gjendje të jashtëzakonshme. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR