• e diel, 18 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dështon sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 23 prill 2025 (MIA)- Kandidatja e LVV-së e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu përsëri nuk ka marrë votat për kryetare të Kuvendit. 

Ish kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e përsëriti nominimin në emër të partisë fituese, duke bërë thirrje për mbështetje nga deputetët.

Në tentimin e tretë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota “për” nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK, ndërkaq tre deputetët e Nismës abstenuan, njofton Kosovapress.

Deputetët nga Lista serbe nuk morën pjesë fare në votim.

Seanca konstituive pritet te vazhdojë të premten në orën 10.

Foto: Kosovapress

 

QËNDRONI TË LIDHUR