Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
- Edhe sot ka dështuar që të përmbyllet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisur më 15 prill.
- Post By Fami Bajrami
- 12:53, 9 qershor, 2025
Prishtinë, 9 qershor 2025 (MIA)- Edhe sot ka dështuar që të përmbyllet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisur më 15 prill.
Në vazhdimin e 29-të të seancës u bë e 21-ta herë radhazi që deputetët nuk patën kuorum për ta formuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Në sallë kanë qenë 102 deputetë, prej tyre për kanë votuar 53, asnjë votë s’ka qenë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.
Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të 29 qershorit.
Haxhiu theksoi se konstituimi i Kuvendit nuk është përgjegjësi vetëm e VV-së, por e gjithë spektrit politik.
“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit, ne kemi marrë përsipër të kontribuojmë në këtë pikë. Jemi përgjigjur disa herë për këtë, të drejtën për të propozuar e ka VV-ja, si subjekt i parë. Askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e subjektit politik, të drejta kushtetuese janë mbi preferencat individuale”, tha Haxhiu.
Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11.