Dështon përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
- Edhe në seancën e sotme nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës.
- Post By Fami Bajrami
- 12:50, 3 maj, 2025
Prishtinë, 3 maj 2025 (MIA)- Edhe në seancën e sotme nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Për të dhjetën herë për konstituimin e legjislaturës së 9-të, me 54 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, nuk ka kaluar Komisioni për zgjedhjen e kryeparlamentarit me votim të fshehtë.
Me këtë rast kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën në orën 10, njofton Kosovapress.
“Me 54 vota për, 1 kundër dhe nuk kemi asnjë abstenim. Atëherë obligohemi të ndërpres seancën, sepse nuk ka kuorum dhe të shihemi të hënën në ora 10”, ka thënë Dehari.
Ndërsa kjo është hera e dhjetë që tentohet të konstituohet Kuvendi.