Dështon për herë të dytë zgjedhja e Papës- nga Kapela sistine doli tym i zi
- Ka dështuar zgjedhja e Papës së ri në votimin e dytë të enjten në konklavën që filloi të mërkurën. Nga Kapela Sistine e Vatikanit doli tymi i zi.
- Post By Fami Bajrami
- 12:45, 8 maj, 2025
Romë, 8 maj 2025 (MIA)- Ka dështuar zgjedhja e Papës së ri në votimin e dytë të enjten në konklavën që filloi të mërkurën. Nga Kapela sistine e Vatikanit doli tymi i zi.
Konklava do të vazhdojë punën sërish. Do të ketë nga katër votime çdo ditë, dy paradite dhe dy pasdite deri sa të zgjidhet Papa i ri.
Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë.
Një total prej 133 kardinalësh nga 70 vende u mblodhën në Kapelën sistine të Vatikanit për të votuar për një kryesues të ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës.
Kjo konklavë është më e larmishmja gjeografikisht në historinë 2000-vjeçare të besimit, në krahasim me 115 nga 48 vende sa morën pjesë në konklavën e vitit 2013, që është një rritje e cila pasqyron përpjekjet e ish Papës Françesku për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.
Papa i ri do ta zëvendësojë Papa Françeskun që vdiq më 21 prill.
Në rast se del tymi i bardhë i bie që Papa është zgjedhur.