• e premte, 05 dhjetor 2025

Dështon edhe përpjekja e gjashtë: Senati dështon përsëri të miratojë ligjin për financim, bllokada e qeverisë amerikane vazhdon

Dështon edhe përpjekja e gjashtë: Senati dështon përsëri të miratojë ligjin për financim, bllokada e qeverisë amerikane vazhdon

Uashington, 8 tetor 2025 (MIA) - Senati amerikan sot dështoi përsëri të miratojë ligjin për financimin e qeverisë deri më 21 nëntor, ndërsa ndërprerja e punës së qeverisë hyri në ditën e tetë.

Senati e hodhi poshtë ligjin e Dhomës përfaqësuese me 54 vota pro dhe 45 kundër, duke mos arritur pragun prej 60 votash të nevojshme për ta miratuar ligjin, publikoi Si-En-En.

Kjo ishte përpjekja e gjashtë për të miratuar ligjin për financim. Senati gjithashtu hodhi poshtë versionin e demokratëve për ligjin e financimit, i cili përfshin disa dispozita për kujdesin shëndetësor.

Mbyllja e qeverisë amerikane filloi më 1 tetor, në fillim të vitit fiskal 2026, pasi demokratët e Senatit hodhën poshtë ligjin për financim afatshkurtër që do t'i mbante departamentet federale të hapura deri më 21 nëntor.

Demokratët refuzojnë të mbështesin propozimin e republikanëve pa lëshime të mëdha, me fokus në kujdesin shëndetësor. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR