• e premte, 05 dhjetor 2025

Dështimi i radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështimi i radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 7 qershor 2025 (MIA) - Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa sërish nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Sikur seancat e më hershme, edhe sot kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, emrat e anëtarëve të komisionit që mundëson votimin e fshehtë, gjë që këto parti nuk e dhanë. Arsyetimi i tyre më herët ka qenë se nuk duan të ndryshohet metoda e votimit në mes seancës nga votimi i hapur në të fshehur, raporton Kosovapress.

Kryesuesi i seancës Dehari hodhi në votim komisionin për votim të fshehtë, por ai nuk mori votat e mjaftueshme 48 për, asnjë abstenim, gjë që sërish është ndërprerë seanca për të vazhduar pas 48 orëve më datë 9 qershor në orën 11.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA janë kundër emrit të propozuar për kryetar të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa kanë hedhur gjashtë herë në votim Albulena Haxhiun dhe në mungesë të votave ata kërkojnë votimin e fshehtë.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtuese mënyrën e fshehtë të votimit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR