• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dënohet me burg të përjetshëm vrasësi i Marigona Osmanit

Dënohet me burg të përjetshëm vrasësi i Marigona Osmanit

Prishtinë, 4 gusht 2023 (MIA)- Për vrasjen e Marigona Osmanit, Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, për veprën penale “vrasje e rëndë”. Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”. Të njëjtit janë liruar nga akuza për veprën penale “dhunim”, njofton Kosovapress.

Interesim të jashtëzakonshëm pati për përcjelljen e aktgjykimit të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut.

Në momentin e shpalljes së aktgjykimit nga gjykatësi Sahit Krasniqi, familjarë e të pranishëm të tjerë duartrokitën për vendimin ndaj Krivaqës.

"Të akuzuarit Dardan Krivaqa për veprën penale “vrasje e rëndë” i shqipton dënim me burgim të përjetshëm. Të dënuarit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 24.08.2021 e tutje. Të akuzuarit Arbër Sejdiu për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale-vrasje e rëndë”, i shqipton dënim me burgim me kohëzgjatje prej 15 viteve, në të cilin dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 22.08.2023″, tha gjykatësi Sahit Krasniqi.

Ai tha se gjykata nuk ka gjetur rrethana lehtësuese për te akuzuarin Dardan Krivaqa.

Marigona Osmani është vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në Ferizaj.

 

QËNDRONI TË LIDHUR