• e premte, 21 shkurt 2025

Dënime të larta për partitë në Kosovë për shkak të shkeljes së kodeksit të sjelljes në fushatën zgjedhore

Dënime të larta për partitë në Kosovë për shkak të shkeljes së kodeksit të sjelljes në fushatën zgjedhore

Prishtinë, 16 janar 2025 (MIA) - Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa e dënoi Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20.000 euro, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 12.000 euro, ndërsa Lëvizjen Vetëvendosje me 3.000 euro.

Ato parti janë dënuar për shkak të shkeljes së "kodeksit të sjelljes" gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, e cila sapo filloi.

LDK u dënua me 20.000 euro pas ankesës së Vetëvendosjes, pasi kandidatja për deputete, Xheneta Sika publikoi video në Fejsbuk, ku e krahason kryeministrin, Albin Kurti me Adolf Hitlerin.

Si përgjigje të ankesës, LDK-ka kumtoi se kjo është bërë në profil, i cili nuk i takon Xheneta Sikas, por Paneli konfirmoi se video u publikua në profilin e saj dhe më vonë është fshirë.

Në vendimet, Paneli zgjedhor e dënoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje me 3.000 euro për fyerje, të cilat kryeministri dhe lideri i Lëvizjes, Albin Kurti i dërgoi ndaj përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë tubimit në Pejë më 13 janar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u dënua me 12.000 euro pasi Lëvizja Vetëvendosje u ankua se lideri Ramush Haradinaj dhe kandidati për deputet i partisë, Ardian Gjini kanë dërguar akuza të pabaza ndaj Kurtit. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR