• e premte, 05 dhjetor 2025

Rusia dënon sulmet amerikane ndaj Iranit në KS të KB-së: SHBA-ja e hapi Kutinë e Pandorës

Rusia dënon sulmet amerikane ndaj Iranit në KS të KB-së: SHBA-ja e hapi Kutinë e Pandorës

Nju-Jork, 23 qershor 2025 (MIA) – Rusia i dënon hapat e papërgjegjshëm, të rrezikshëm dhe provokues të ndërmarra kundër Iranit, deklaroi dje përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB, Vasilij Nebenzja. 

“SHBA-ja e hapi Kutinë e Pandorës. Askush nuk e di çfarë katastrofa dhe vuajtje të reja do të sjellë kjo", tha Nebenzja në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së KB-së”, transmetojnë mediat britanike. 

Ambasadori vlerësoi se SHBA-ja nuk është e interesuar për diplomaci. 

“Bëjmë thirrje për armëpushim urgjent të hapave agresivë të Izraelit dhe SHBA-së”, tha Nebenzja. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR