• e premte, 05 dhjetor 2025

Dënim me kusht prej dy vitesh burg për sulmuesin e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në korrik të këtij viti në Çair

Dënim me kusht prej dy vitesh burg për sulmuesin e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në korrik të këtij viti në Çair

Shkup, 31 tetor 2025 (MIA) - Dënim me kusht prej dy vitesh burg, i cili nuk do të realizohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale në pesë vitet e ardhshme, i shqiptoi Gjykata Themelore Penale Shkup sot, Rexhep Nuredinit, bazuar në pranimin e fajit, për sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në korrik të këtij viti në Çair. 

Avokati i Rexhep Nuredinit, Naser Raufi, në deklaratë për media pas seancës së sotme gjyqësore, tha se i akuzuari me pranimin e fajit kontribuoi për efikasitetin e procedurës dhe se në këtë rast u urdhërua dhe mbikëqyrja mbrojtëse, me masat e provës. 

"I akuzuari Rexhep Nuredini sot në seancën kryesore shfaqi pendim të sinqertë për veprën e kryer, për sjelljen e tij të vrazhdë ndaj palës së dëmtuar. Megjithatë, edhe vetë kryetarja tregoi virtytin e faljes për veprën e kryer të të akuzuarit, dhe as nuk iu bashkua ndjekjes penale, dhe as nuk paralajmëroi të drejtën për kërkesë. Që ndihmoi për shqiptimin e dënimit maksimal alternativ për rastin. Në këtë rast ekzistojnë rrethana vërtet lehtësuese, jo vetëm kërkim falja, keqardhja për veprën e kryer nga ana e të akuzuarit, megjithatë dhe premtimi për t’u përmbajtur nga shpërthime të tilla në të ardhmen. I qartë ishte kontributi i tij për përfundimin efikas të kësaj procedure penale", deklaroi Raufi. 

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nga gjykata doli dukshëm e shqetësuar dhe nuk dëshironte të jepte deklaratë për mediat. 

Më 11 korrik të këtij vitit Arsovska, si kryetare e Qytetit të Shkupit, u sulmua gjatë mbikëqyrjes në ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit. 

Sipas akuzës, Rexhep Nuredini akuzohet për kryerjen e veprës penale "dhunë" nga neni 386, paragrafi 1 i Kodit Penal. 

"Më 11.07.2025 rreth orës 11:30, në rrugën 'Sevastopollska', në Shkup, e ka fyer rëndë dhe kërcënuar sigurinë e të dëmtuarës, Danella Arsovska, dhe me këtë duke shkaktuar ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike në publik", theksohet në përshkrimin e akuzës. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR