• e martë, 24 dhjetor 2024

Dëgjimi i parë në Kongres për hetimin për impiçment të Bajdenit, fokusi në biznesin e djalit të tij Hanter

Dëgjimi i parë në Kongres për hetimin për impiçment të Bajdenit, fokusi në biznesin e djalit të tij Hanter

Uashington, 29 shtator 2023 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e SHBA-së, e kryesuar nga republikanët, e mbajti dëgjimin e parë në hetimin për shkarkim të presdientit demokrat Xho Bajden, më pak se tre ditë para mbylljes gjithnjë e më të qartë të qeverisë, nëse nuk arrihet marrëveshje dypartiake për buxhetin.

Republikanët, të cilët e zhvillojnë hetimin për impiçment kundër Bajdenit, parashtruan hollësi për pagesat e huaja të anëtarëve të familjes së tij, por nuk siguruan dëshmi se presidenti amerikan personalisht ka pasur dobi nga ajo, lajmëroi Zëri i Amerikës.

Në fillim të hetimit, republikanët pohonin se presidenti Bajden ka gënjyer për bizneset e anëtarëve të famiëjes jashtë vendit dhe nuk ka ndërmarrë hapa për t'i ruajtur jashtë detyrave të veta zyrtare, përderisa e kryente funksionin nënpresident i SHBA-së, mes viteve 2009 dhe 2017.

"Amerikanët kërkojnë përgjegjësi për kulturën e korrupsionit", tha kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të Dhomës përfaqësuese, Xhejms Komer.

Demokratët dhe disa dëshmitarë të pavarur thanë se nuk ka dëshmi se Bajden ka marrë para nga jashtë derisa ka qenën nënpresident.

Dëshimtarët në dëgjim, profesori i Universitetit Xhorxh Uashington, Xhonatan Tarli dhe kontabilisti forenzik Brus Dubinski, thanë se këshilli ka mjaft dëshmi për të hapur hetim për impiçment, por jo edhe të garantojë aktakuzë.

Profesori i sëd rejtës, Majkëll Gerhart nga Universiteti në Karolinën Veriore, tha se nuk ka dëgjuar dëshmi të besueshme në mënyrë që të kërkohet hetim dhe e paralajmëroi komittetin se kjo është e motivuar politikisht.

Dëshmitari i katërt, ish-nëpunësja në Ministrinë e Drejtësisë, Ajlin O'Konor tha se Ministria është tejet e butë ndaj hetimit kundër Hanter bajden, djalit të presidentit amerikan, i cili u akuzua për posedim të armës.

Republikanët pohojnë se Bajden dhe familja e tij kanë prëfituar personalisht nga politika që e ka zhvilluar si nënpresident gjatë administratës së ish-presidentit Barak Obama mes viteve 2009 dhe 2017. Në një pikë të veçantë, ata gjithashtu pohojnë se Ministria e Drejtësisë është përzier në hetimin tatimor për Hanter Bajden.

Shtëpia e Bardhë kumtoi se hetimi është i pabazuar dhe i udhëhequr politikisht para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024, kur Bajden me siguri sërish do të përballet me republikanin Donald Tramp, i cili po përballet me katër gjykime. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR