CNN: Rusia ndërton lidhje të re hekurudhore me pjesën e okupuar të Ukrainës
- Autoritetet ukrainase pohojnë se Rusia po ndërton një linjë të re hekurudhore që do t'I lidhë qytetet e okupuara ukrainase Mariupol, Volnovaha dhe Donjeck, në veri të Detit Azov, transmeton CNN.
Kiev, 27 shtator 2023 (MIA) - Autoritetet ukrainase pohojnë se Rusia po ndërton një linjë të re hekurudhore që do t'I lidhë qytetet e okupuara ukrainase Mariupol, Volnovaha dhe Donjeck, në veri të Detit Azov, transmeton CNN.
Këshilltari i prefektit të përndjekur të Mariupolit, Petro Andriushçenko, raportoi se rusët kishin “filluar ndërtimin e një ure hekurudhore mbi lumin Kalmius pranë fshatit Hranitne, një linjë që lidhet drejtpërdrejt me qytetet ruse Taganrog dhe Rostov-on-Don.
Andriushçenko shtoi se nëse hekurudha ndërtohet, ajo do t'u mundësojë rusëve të transportojnë rezerva ushtarake dhe civile në territoret e pushtuara në Ukrainën jugore pa u mbështetur në urën e Krimesë, të cilën forcat ukrainase e kanë sulmuar muajt e fundit teksa përpiqen t'i ndërpresin linjat ruse për furnizimin e Gadishullit Krime. mb/
Foto: MIA