Cisterna ruse "Anatoli Kolodkin" arriti në Kubë me 100.000 ton naftë
- Cisterna ruse “Anatoli Kolodkin” që bartë ngarkesë humanitare prej 100.000 tonë naftë ka arrit në Kubë, informoi sot Ministria ruse e Transportit.
- Post By Fami Bajrami
- 11:27, 30 mars, 2026
Moskë, 30 mars 2026 (MIA) – Cisterna ruse “Anatoli Kolodkin” që bartë ngarkesë humanitare prej 100.000 tonë naftë ka arrit në Kubë, informoi sot Ministria ruse e Transportit.
Anija po pret të shkarkohet në portin e Manasasit.
SHBA lejoi cisternën ruse të naftës t’i afrohet Kubës, ndërsa Roja bregdetare amerikane nuk mori urdhër ta ndalojë anijen, megjithëse ka anije në rajon të afta për një operacion të tillë. Me këtë është shmangur konfrontim i mundshëm i drejtpërdrejtë me Rusinë pranë bregdetit amerikan.
Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi mbrëmë se nuk ka “asnjë problem” me cisternën ruse të naftës pranë brigjeve të Kubës.
"Ne kemi një tanker atje. Nuk kemi problem që dikush të marrë një cisternë nafte, sepse ju duhet... duhet të mbijetojë", u tha Trampi gazetarëve në aeroplanin “Air Force One” ndërsa udhëtonte nga Florida në Uashington.
Foto: X