• e premte, 05 dhjetor 2025

Cicikostas: Tunelet evropiane janë shumë të vogla për tanket e NATO-s

Cicikostas: Tunelet evropiane janë shumë të vogla për tanket e NATO-s

Bruksel, 29 korrik 2025 (MIA) - Autostradat dhe rrjeti hekurudhor i Bashkimit Evropian nuk janë në gjendje të sigurojnë zhvendosje të shpejtë dhe efikase të ushtrisë dhe tenikës ushtarake në rast të konfliktit të mundshëm me Rusinë, paralajmëroi komisari evropian për transport dhe turizëm, Apostolos Cicikostas, në intervistë për "Fajnenshëll Tajms".

Cicikostas paralajmëroi se Bashkimi Evropian do të investojë së paku 17 miliardë euro në modernizim dhe aftësim të infrastrukturës në mënyrë që të rritet mobiliteti ushtarak. Sipas tij, tanket e NATO-s, të cilat mund të peshojnë edhe deri 70 tonë, në kushte të tanishme nuk do të mund kalonin nëpër disa tunele të caktuara, ndërsa në disa ura do të shkaktonin rrënim.

"Kemi ura të vjetra të cilat duhet të ripërtërihen, të ngushta të cilat duhet të zgjerohen, ndërsa ka edhe vende ku urat nuk ekzistojnë fare - kështu që duhet t'i ndërojmë prej fillimit", theksoi Cicikostas.

Ai theksoi se në kushte të tanishme zhvendosja e njësive nga perëndimi drejt lindjes së Evropës është e ngadaltë dhe joefikase = ndonjëherë zgjatë me javë, e madje edhe me muaj. Kjo, siç tha, paraqet ndjeshmëri serioze në rast të një krize të mundshme në kufijtë lindorë.

Me atë qëllim, në Bruksel po punohet në përpunimin e strategjisë së re e cila do të mundësonte zhvendosje të trupave në afat prej disa orëve deri më së shumti disa ditëve. Është planifikuar modernizim i 500 projekteve infrastrukturore, përfshirë rrugë, ura dhe linja hekurudhore, përgjatë katër korridoreve kryesore ushtarake të BE-së. Emrat dhe lokacionet e atyre projekteve, të dakorduara në bashkëpunim me NATO-n, ruhen në fshehtësi për shkaqe sigurie. 

Të përkujtojmë, në qershor, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, mark Rute e shënoi Rusinë si "kërcënim kryesor për Aleancën", duke pohuar se Moska mund të kryejë sulm deri në vitin 2030.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vlladimir Putin në intervistë me gazetarin amerikan, Taker Karlson porositi se Rusia nuk ka për qëllim të sulmojë vende të NATO-s, duke i vlerësuar akuzat e tilla si pjesë e propagandës amerikane. ab/

Foto: Cicikostas në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR