• e premte, 22 nëntor 2024

CIA: Putini planifikon kundërofensivë në Kursk për ta kthyer territorin

CIA: Putini planifikon kundërofensivë në Kursk për ta kthyer territorin

Uashington, 28 gusht 2024 (MIA) – Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin me gjasë do të fillojë një kundërofensivë në përpjekje për të kthyer territorin në rajonin e Kurskut të pushtuar nga armata ukrainase, deklaroi sot zëvendësdrejtori i CIA-s, Dejvid Koen.

"Mund të jemi të sigurt se Putini do të fillojë kundërofensivë në përpjekje për ta kthyer atë territor. Pritjet tona janë që do të jetë një luftë e vështirë për rusët", ka thënë Koen në konferencë, transmeton Beta duke iu referuar Radios Evropa e Lirë.

Ndërsa Kievi ka theksuar se nuk ka ndërmend të aneksojë zonën që ka marrë, ushtria ukrainase po ndërton linja mbrojtëse dhe duket se ka për qëllim të mbajë "pjesë nga ai territor për një kohë", tha Koen në një konferencë në Merilend.

Ukraina pretendon se ka marrë 100 vendbanime gjatë një ofensive në zonën e Kurskut, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR