• e shtunë, 28 shtator 2024

CIA i nxit rusët t'i dorëzojnë të dhëna zbuluese

CIA i nxit rusët t'i dorëzojnë të dhëna zbuluese

Uashington, 16 maj 2023 (MIA) - Agjencia qendrore e intelegjencës (CIA) përmes një video të publikuar në Telegram, u ka bërë thirrje rusëve të pakënaqur nga politika e presidentit Vlladimir Putin, t'i dorëzojnë informata zbuluese për vendin e tyre.

Videoja e shkurtë e CIA-s tregon një funksionar rus së bashku me bashkëshorten e tij dhe një fëmijë në shtëpinë e tyre, dukshëm se kanë jetë të vështirë dhe pyeten nëse kjo përputhet me ëndërrat e tyre.

Videoja sygjeron se rusët mund të bëhen patriotë dhe të veprojnë që t'i përmirësojnë punët me sigurimin e informatave zbuluese për CIA-n.

"CIA dëshiron ta kuptojë të vërtetën për Rusinë, ndërsa ne kërkojmë njerëz të sigurtë, të cilët mund të na thonë atë të vërtetë. Informatat e juaja ndoshta janë më të vlefshme se sa mendoni", thuhet në video.

Agjencia amerikane kumtoi se shpreson se do të vendoset kontakt me njerëz të cilët punojnë në zbulimin, diplomacinë, shkencën dhe teknologjinë, duke shtuar se është e interesuar për të gjitha llojet e të të dhënave zbuluese, duke përfshirë edhe politike dhe ekonomike. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR