• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ceremoni përkujtimore për viktimat nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001

Ceremoni përkujtimore për viktimat nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001

Nju - Jork, 11 shtator 2023 (MIA) - Në SHBA filluan ceremonitë përkujtimore me rastin e 22-vjetorit të sulmeve më 11 shtator të vitit 2001 mbi kullat binjake në Qendrën Tregtare Botërore në Nju-Jork dhe ndërtesës së Pentagonit në Uashington.

Fillimi i ngjarjeve përkujtimore ishte bërë në kohën e saktë kur para 22 viteve aeroplani i parë i kidnapuar u rrëzua në Kullën Veriore të QTB. Pastaj aeroplani i dytë u rrëzua në Kullën Jugore. Dy kullat pastaj u rrënuan njëra pas tjetrës. Në ndërkohë, aeroplani i tretë i kidnapuar u rrëzua në ndërtesën e Pentagonit. Aeroplani i katërt i kidnapuar nuk arriti në cak për shkak të kryengritjes në aeroplan dhe u rrëzua në Pensilvani. 

Të gjitha këto vende tradicionalisht mbajnë ngjarje përkujtimore çdo 11 shtator. Në Nju - Jork në ngjarjen përkujtimore ishin lexuar emrat e 3.000 viktimave nga rrëzimi i kullave binjake në Qendrën Tregtare Botërore. Në këtë ngjarje morën pjesë nënpresidentja amerikane Kamala Haris dhe kryetari i Nju-Jorkut, Erik Adams. Shënimi ishte në vendin ku dikur qëndronin kullat binjake. Sot, rajoni është transformuar, me rrokaqiej të rinj, park të vogël, kompleks përkujtimor... 

Më vonë sot presidenti amerikan Xho Bajden do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Alaskë gjatë kthimit nga vizita në Vietnam dhe samitin e G20 në Indi, me çka do të mbajë një fjalim të shkurtë. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR