• e shtunë, 05 tetor 2024

Centrali bërthamor Zaporozhje sërish u kyç në rrjetin elektrik

Centrali bërthamor Zaporozhje sërish u kyç në rrjetin elektrik

Kiev, 9 mars 2023 (MIA) - Centrali bërthamor në zaporozhje, më i madhi i këtij lloji në Evropë, sot pasdite sërish është kyçur në rrjetin elektrik, kumtoi kompania për përçim të energjisë elektrike "Ukrenergo".

Centrali në Zaporozhje në pjesën më të madhe të ditës punoi në gjeneratorë dizeli, sepse, siç kumtuan autoritetet ukrainase, largpërçuesit ishin dëmtuar nga sulet e sotme raketore ruse.

Së paku pesë persona e humbën jetën në sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë, kumtuan autoritetet ukrainase. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR