CBS Njuz: Vrasësi i Çarli Kirkut e ka pranuar krimin në platformën Diskord
- Tajler Robinson, i dyshuari për vrasjen e aktivistit të djathtë Çarli Kirk, i cili e ka marrë përgjegjësinë për krimin në platformën për mesazhe Diskord (Discord), konfirmoi zëdhënësi i kësaj kompanie për CBS Njuz (CBS News).
Solt Lejk Siti, 16 shtator 2025 (MIA) - Tajler Robinson, i dyshuari për vrasjen e aktivistit të djathtë Çarli Kirk, i cili e ka marrë përgjegjësinë për krimin në platformën për mesazhe Diskord (Discord), konfirmoi zëdhënësi i kësaj kompanie për CBS Njuz (CBS News).
Sipas të dhënave, 22 vjeçari Tejlor Robinson u ka dërguar mesazhe miqëve në një bisedë në grup disa orë para se të arrestohet javën e kaluar për të shtënat drejt Kirikut gjatë një ngjarjeje në Universitetin Juta Vali (UVU).
"Ky dje kam qenë une në UVV. Më vjen keq për gjithë këtë", theksohet në mesazhin për të cilin pohohet se i takon Robinsonit, gjë që është konfirmuar nga zëdhënësi i kompanisë dhe nga burimet e policisë.
Robinson, i cili nuk është ende zyrtarisht i akuzuar, duhet sot të paraqitet në gjyq. Ai është arestuar nën dyshimin për vrasje të rëndë, përdorim ilegal të armë dhe pengim të drejtsisë, si dhe përballet me dënim me vdekje".
Mesazhet e Diskord, fillimisht të publikuara nga Uashington post, gjoja janë shënuar nga fundi i hetimit njëjavor pas vrasjes së Kirkut.
Paraprakisht prokurorja e përgjithshme, Pam Bondi në një intervistë për Foks njuz deklaroi se i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator amerikan Çarlli Kirk mund të përballet me dënimin më të ashpër - ekzekutimin.
"Është shumë herët për të thënë nga një këndvështrim ligjor, por siç theksoi guvernatori, ata do të kërkojnë dënimin me vdekje, gjë që është shumë reale në Utah. Ekziston ende mundësia për ekzekutim", tha Bondi.
Ajo paralajmëroi seakuzat zyrtare do të ngrihen sot ose më vonë këtë javë.
Ndërkaq, guvernatori i Jutas, Spenser Koks, konfirmoi qëllimin e shtetit për të kërkuar dënimin me vdekje për vrasësin. Ai shtoi gjithashtu se hetuesit besojnë se vrasësi i Kirkut veproi i vetëm.
Kirk është themeluesi i Turning Point USA, një organizatë që synon të sjellë më shumë ungjillorë të rinj konservatorë në politikë dhe ishte një person i besuar i presidentit Donald Tramp. Aktivisti 31-vjeçar fitoi popullaritet pjesërisht përmes turneve të tij të fjalimeve - ai u qëllua dhe u vra të mërkurën ndërsa fliste në Universitetin në Utah Vali.
“Kishte qartë një ideologji të majtë”, tha Kosk në emisionin “Meet the Press” në NBS duke iu referuar intervistës me familjen dhe të njohurit e Robinson. “Miqtë e tij konfirmuan se ekzistonte një lloj rrjeti i thellë dhe i errët, një kulturë e Redit dhe vende të tjera të errëta në internet ku ky djalë po bënte kërkime”, shtoi ai.
Ai tha se shkrimi i gjetur në municionin e përdorur për të vrarë Kirkun përmbante mesazhe antifashiste dhe gjuhë nga kultura e internetit. Dokumentet e gjykatës tregojnë se në një gëzhojë shkruhej: "Hej, fashist! Kjo është për ty!" mb/
Foto: X