• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi-Beters: Odat Ekonomike të përfshihen aktivisht në proceset eurointegruese të vendit

Bytyqi-Beters: Odat Ekonomike të përfshihen aktivisht në proceset eurointegruese të vendit

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) -  Odat e Maqedonisë dhe mbi të gjitha Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, e cila është anëtare e barabartë e “Eurochambers”, duhet të përfshihen aktivisht në proceset integruese evropiane të vendit, vlerësoi në takimin e sotëm në Bruksel, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimi i departamenteve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe drejtorin ekzekutiv të "Eurochambers", Ben Baters.

Siç njoftoi zyra e shtypit e Qeverisë, Beters theksoi një dëshirë të hapur për bashkëpunim dhe u theksua përvoja që kishin pasur më parë me Kroacinë, ku Oda ekonomike kroate përdori shumëçka nga përvoja dhe burimet e "Eurochambers" për t'u përfshirë në mënyrë efikase dhe efektive në procesin e integrimit evropian të Kroacisë dhe për të ndihmuar realisht që ky proces të përfundojë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Bytyqi informoi se Qeveria është e hapur për bashkëpunim me të gjitha odat, në fakt ai si koordinator i platformës për dialog publik-privat do të angazhohet për përfshirje më të madhe të odave ekonomike si palë aktive në procesin e integrimit evropian të vendi.

"Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut, por sigurisht edhe vendet e mbarë BE-së, po përballen me mungesë të madhe të fuqisë punëtore të kualifikuar, pavarësisht nga niveli i kualifikimeve. Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria jonë është e gatshme të bashkëpunojë me "Eurochambers", përmes Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, për të ndërmarrë masa dhe aktivitete konkrete për të reduktuar këtë çekuilibrim në tregun e punës, dhe ne sikurse ekonomitë e BE-së të fillojmë, nëpërmjet sistemit tonë arsimor, të krijojmë gjithnjë e më shumë punëtorë që janë të gatshëm t'i bashkohen industrializimit 4.0", thuhet në njoftim. 

Baters u pajtua se është koha që bashkëpunimi ndërmjet "Eurochambers" dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut të intensifikohet dhe se kjo është një mundësi reale që këto angazhime të fillojnë të kthehen në projekte dhe aktivitete konkrete me të cilat do të kemi gjithnjë e më shumë qytetarë, pavarësisht nga struktura e moshës, të cilët janë të gatshëm të hyjnë në mënyrë aktive në tregun e punës. qa/bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR