• e diel, 22 dhjetor 2024

Bytyqi-Bekteshi: Është zgjidhur problemi me ngrohjen, qytetarët do të kenë ngrohje pa ndërprerje

Bytyqi-Bekteshi: Është zgjidhur problemi me ngrohjen, qytetarët do të kenë ngrohje pa ndërprerje
Shkup, 14 janar 2022 (MIA) - Problemi me furnizimin me energji termike në Qytetin e Shkupit dhe komunat është zgjidhur dhe qytetarët do të kenë furnizim të pandërprerë të ngrohjes qendrore, kumtuan në konferencën e përbashkët për shtyp zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koordinim dhe Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve Fatmir Bytyqi dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Bytyqi tha se radiatorët e qytetarëve të Qytetit të Shkupit dhe të komunave do të jenë të ngrohta  deri në fund të sezonit të ngrohjes, duke shtuar se këto ditë ka pasur shqetësime për atë ku përket përgjegjësia për zgjidhjen e këtij problemi. "Edhe pse sigurimi i energjisë termike është një shërbim komunal publik, që duhet dhe është detyrim i Qytetit të Shkupit, megjithatë  është e përgjegjshme nevoja e qytetarëve të jetë në radhë të parë dhe prandaj Qeveria këtë e bëri", tha Bytyqi. Ai informoi se dy javët e fundit të gjithë resorët ekonomikë në Qeveri kanë pasur takime të rregullta kë të cilat janë shqyrtuar të gjitha opsionet dhe zgjidhjet e mundshme dhe shtoi se është gjetur zgjidhje më pragmatike. e cila, siç tha, i shfrytëzon të gjitha mundësitë ligjore me një qëllim të vetëm - mbrojtjen e interesave të qytetarëve. "Dje Qeveria mori vendim në të cilin kërkoi nga TE-TO të furnizojë energji elektrike dhe avull si energens për BEG-un në një periudhë kohore nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 1 pas mesnate deri më 31 janar të vitit 2022. Qeveria në procesin e negociatave me BEG-un dhe me TE-To-n e mbrojti interesin e qytetarëve dhe ata mund të jenë të qetë se shtëpitë e tyre do të jenë të ngrohta", theksoi Bytyqi. Ministri Bekteshi informoi se problemi me furnizimin me energji termike në Qytetin e Shkupit dhe komunat është zgjidhur dhe qytetarët do të kenë furnizim të pandërprerë të ngrohjes qendrore.
"Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në bashkëpunim edhe me Komisionin Rregullator për Energjetikë, me EMV, me kabinetin e zëvendëskryeministrit, e miratoi Dekretin në pjesën e kritereve dhe kushteve për për shpalljen e gjendjes së krizës në tregun e energjisë termike. Sipas këtij Dekreti, do të merret vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike për çfarë detajet do të përcaktohen plotësisht", tha Bekteshi.
Me qëllim të tejkalimit të gjendjes, paralajmëroi se Qeveria  do të sigurojë mjete financiare me të cilat do të subvencionohen faturat energji termike për të gjithë qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë shërbim.
"Masat të cilat janë pjesë përbërëse e Dekretit mundësojnë që Qeveria përmes EMV-së ta stabilizojnë tregun e energjisë termike. SHA EMV sot nënshkroi Marrëveshje për furnizimin e energjisë elektrike me TЕ-ТО deri më 31 janar të vitit 2022. Për realizimin e kësaj marrëveshjeje TE-TO do të prodhojë sasi plotësuese të energjisë termike krahas asaj elektrike me çka do të mundësohet furnizim i vazhdueshëm, cilësor dhe rentabil në aspektin ekonomik gjatë kësaj periudhe. ТЕ-ТО ka burim të sigurt të gazit dhe mund të punojë pa pengesa, në këtë periudhë ka marrëveshje aktive për shitjen e energjisë elektrike dhe do të punojë në mënyrë plotësuese gjatë fundjavës, ndërsa energjinë e prodhuar elektrike do ta blejë SHA EMV, në vend se deri në orën 22 do të punojë deri në orën 01.00 pas mesnate dhe në këtë mënyrë do të prodhohet sasia e nevojshme e energjisë termik për Qytetin e Shkupit dhe të gjithë shfrytëzuesit", tha Bekteshi.
Ai shtoi se deri në fund të sezonit planifikohet që gjithë energjinë e prodhuar elektrike nga ТЕ-ТО ta marrë përsipër SHA EMV me çka do të ketë energji të mjaftueshme termike për BEG-un.
"Për momentin si informuan nga BEG-u se nuk janë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur kompania dhe kërkoi nga Qeveria administrim të detyrueshëm. Është marrë vendim për lidhjen e marrëveshjes  për bashkëpunim afarist teknik gjatë javës së ardhshme mes BEG-ut dhe EMV me detyrim nga Qeveria. Në përputhje me këtë detyrim, Qeveria gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim dhe do ta obligojë EMV-në të lidhë një marrëveshje të tillë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me BEG-un. Gjithashtu për punën e SGA Shkup-Veri do të lidhet marrëveshje për bashkëpunim afarist teknik sipas parimit të të njëjtë. Me marrëveshjet për bashkëpunim afarist teknik të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i kanë pasur subjektet do të vihen në pushim, ndërsa të drejtat dhe detyrimet që do të krijohen në periudhën e vlefshmërisë së marrëveshjes do të jenë të EMV-së", shpjegoi Bekteshi.
Si informoi Bekteshi në konferencën për shtyp, SHA EMV do ta menaxhojë punën e përgjithshme financiare përmes llogarisë së veçantë dhe për të njëjtën do të dorëzojë raporte në Qeverinë. SHA EMV tashmë posedon licenca për energji termike dhe të njëjtat do të zgjerohen pasi do të merret pëlqim nga KRRE. ar/
 

QËNDRONI TË LIDHUR