• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi - Vikers: Investimet në energjetikë dhe infrastrukturë janë mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar

Bytyqi - Vikers: Investimet në energjetikë dhe infrastrukturë janë mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar
Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, zhvilloi një takim me të dërguarin për tregtinë për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, Martin Vikers, me ç’rast diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.Vikers i cili shoqërohej në takim nga asistentja e tij Xhuli Uong, ambasadori i Britanisë së Madhe, Methju Loson, zëvendës shefja e misionit Xhulia Smith dhe Nikola Stojanovski, drejtor i Departamentit të Tregtisë Ndërkombëtare, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur dhe financuar projekte në sektorin e energjisë, veçanërisht në energjinë e rinovueshme, por edhe në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore të vendit.
 
"Zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi Vikersin për mbështetjen të cilën Mbretëria e Bashkuar në kontinuitet po ia jep vendit tonë që nga pavarësia dhe shtoi se ai është veçanërisht i nderuar nga interesi i shprehur i Mbretërisë së Bashkuar për investime në sektorin e energjetikës dhe në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, si një vend me përvojë të madhe dhe rezultate pozitive të dëshmuara në sektorët e mësipërm", qëndron në kumtesen e Qeverisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR