• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi: Qeveria e LSDM-së e rriti pagën mesatare për gjashtë herë e gjysmë më shumë se qeveria e VMRO-DPMNE-së

Bytyqi: Qeveria e LSDM-së e rriti pagën mesatare për gjashtë herë e gjysmë më shumë se qeveria e VMRO-DPMNE-së

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Për gjashtë vite qeveria e LSDM-së e ka rritur pagën mesatare për rreth 59 për qind, ose për gjashtë herë e gjysmë më shumë se qeveria e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, njoftoi në Fejsbuk zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 

"Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar, në maj të vitit 2023, është 36.465 denarë. Paga mesatare mujore e paguar neto për një të punësuar, në maj të vitit 2017 ishte 22.889 denarë. Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në maj të vitit 2011 ishte 20.954 denarë. Për 6 vite nga viti 2011 deri në vitin 2017, paga mesatare është rritur nga 20.954 denarë në 22.889 denarë, ose për 1.935 denarë (rreth 9%). Për 6 vite nga viti 2017 deri në vitin 2023, paga mesatare është rritur nga 22.889 denarë në 36.465 denarë, ose për 13.576 denarë (rreth 59%). Kjo do të thotë se për gjashtë vjet, qeveria e LSDM-së e rriti pagën mesatare për rreth shtatë herë më shumë (rreth 59%) sesa qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, njëjtë për gjashtë vjet (rreth 9%)", thekson zëvendëskryeministri Bytyqi.fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR