• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi për pagën minimale: Padrejtësinë shumëvjeçare ndaj punëtorëve filluam ta korrigjojmë

Bytyqi për pagën minimale: Padrejtësinë shumëvjeçare ndaj punëtorëve filluam ta korrigjojmë

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Me pagën e marsit e cila do të paguhet në prill nuk do ketë punëtor me pagë nën 21.175 denarë. Një padrejtësi shumëvjeçare e cila është bërë ndaj punëtorëve dalëngadalë filluam ta korrigjojmë, punëtori të marë pagë dinjitoze për punën që e bën, deklaroi sonte zëvendëskryeministri dhe nënkryetar i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në ditarin e televizionit "Sitel" .

"Një padrejtësi shumëvjeçare e cila është bërë ndaj punëtorëve dalëngadalë po fillojmë ta korrigjojmë. Sot për herë të parë në historinë më të re të shtetit ndodh që në Këshillin Ekonomik-Social të mos negociohet, por vetëm të vërtetohet paga minimale. Vitin e kaluar partnerët social, qeveria, sindikata, punëdhënësit, u dakorduam për kriteret. Nga paga e marsit nuk do të ketë punëtor me pagë nën 21.175 denarë", tha Bytyqi.

Bytyqi theksoi se ky është hap para me të cilin hyjmë në epokën në të cilën punëtori do ta marrë atë që e meriton, pagë dinjitoze për punën të cilin e bën.

Ai shtoi se punëdhënësit do ta respektojnë këtë vendim të cilin edhe vetë e kanë mbështetur. 

Në lidhje me kërkesën e Sindikatës së Klinikave që të nënshkruhet marrëveshja për paga më të larta deri të premten ose do të aktivizohen protestat Bytyqi tha se vështirë se do të ndodhë kjo.

"Ne këmbëngulim për një marrëveshje kolektive të përgjithshme, e cila do të mbulojë të gjithë në sektorin publik dhe për të përcaktuar më tej marrëveshjet kolektive të degëve. Nxitimi për të marrë, çka mund të marrim nuk është zgjidhja. Ne kemi treguar se është më mirë të diskutojmë, të dialogojmë, sepse zgjidhjet që gjejmë janë më të qëndrueshme. Ajo që bëmë me pagën minimale është dëshmi e mjaftueshme se nëse negociojmë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme", ajo do të gjendet, tha Bytyqi. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR