• e martë, 26 nëntor 2024

Bytyqi: Në seancë qeveritare do të shqyrtohet propozimi për tërheqjen e propozim-ligjit për impiantin e kogjenerimit

Bytyqi: Në seancë qeveritare do të shqyrtohet propozimi për tërheqjen e propozim-ligjit për impiantin e kogjenerimit

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Në seancë qeveritare do të shqyrtohet propozimi për tërheqje të propozim-ligjeve për impiantin e kogjenerimit në Zhelezarë, të cilën duhet ta ndërtojë "Mitilineos" greke, tha zëvendëskryeministri pë Çështje Ekonomike në Qeverinë teknike, Fatmir Bytyqi, në konferencën e sotme për shtyp.

"Ka propozim të këtillë të Qeverisë, do të shohim se cilat janë argumentet. Propozimi i kompanisë "Mitilineos" është negociuar tashmë dy vite e gjysmë dhe nëse dëshironi do t'i merrni procedverbalet nga komisionet për investime strategjike, dhjetë në numër, në të cilat të gjitha institucionet janë të përfshira në bisedime, për shkak se do të diskutohet në seancë të Qeverisë. Nëse ka nevojë për tërheqje, do të shohim në seancë të Qeverisë. Atëherë do të mund të përgjigjem", tha Bytyqi

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë nëse konsisderon se duhet të vazhdojnë procedurat kuvendore rreth Propozim-ligjit, duke pasur parasysh reagimet në opinion, Bytyqi tha se "nëse reagimi i një artisti të nënshkruar ose ish-diplomat është reagim i fellës eksperte, atëherë në atë mënyrë duhet të bisedohet për çdo pyetje në shoqërinë tonë"    

Lidhur me kërkesën e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës për sqarim shtetë rreth ndihmës shtetërore, Bytyqi tha se Komisioni ka dy vërejtje. mb/

Foto: Qeveria e RMV-së/printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR