• e martë, 26 nëntor 2024

Bytyqi: Gjendja e krizës do të mundësojë krijim të mekanizmave për përballje me krizën

Bytyqi: Gjendja e krizës do të mundësojë krijim të mekanizmave për përballje me krizën
Shkup, 21 shtator 2022 (MIA) - Kemi mjaft argumente për të kërkuar gjashtë muaj periudhë të krizës energjetike, sepse konsideroj se qytetarët meritojnë të respektohen në mënyrë adekuate me masa adekuate që më së paku ta ndjejnë krizën, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në debatin e komisionit kuvendor rreth propozimit qeveritar për ta vazhduar gjendjen e krizës deri më 30 prill të vitit të ardhshëm. Sipas Bytyqit, shpallja e gjendjes së krizës do të mundësojë mekanizma për përballje me krizën. "Duhet të kërkohet gjendje e krizës në periudhë më të gjatë kohore në mënyrë që të krijohen mekanizma për përballje me krizën eventuale energjetike, burim i së cilës nuk jemi ne nga Qeveria, por është fenomen global. Parashikimet botërore janë se kriza do të zgjasë së paku deri në pranverën e vitit të ardhshëm", tha Bytyqi. Zëvendëskryeministri tha se nëse Kuvendi vendosë se nuk duhet të vazhdohet gjendja e krizës, në atë rast mundësia për të intervenuar me kohë do të jetë e pamundur. Ai u ndërlidh se Maqedonia e Veriut asnjëherë në 20 vitet e fundit nuk ka qenë e pavarur në aspektin energjetik. Bytyqi gjithashtu theksoi se shumë më mirë jemi në periudhë të krizës energjetike se sa vendet në rajon. Për fatin tonë, siç tha, qytetarët tanë dhe afaristët deri më tani nuk kanë asnjë minutë mungesë në energjinë elektrike përveç në rajonet ku mund të ketë avari të caktuar. Mbledhja e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri, në rend dite të së cilës është Propozim-vendimi qeveritar për vazhdim të gjendjes së krizës në vend deri më 30 prill të vitit të ardhshëm do të vazhdojë nesër në orën 9:00. ab/    

QËNDRONI TË LIDHUR