Bytyqi: Buxheti i propozuar e hesht deficitin real dhe sforcon selektivitet lidhur me pagat dhe pensionet
- Propozim buxheti për vitin 2025 nuk korrespondon me realitetin, as nuk ofron politika të qëndrueshme që do të mundësojnë reforma strukturore, rritje ekonomike dhe zhvillim. Nxit selektivitet dhe bën padrejtësi thelbësore kur bëhet fjalë për pensione dhe paga tek të punësuarit në sektorin publik, nuk e shfaq defrivcitin real dhe demonstron sjellje përfundimisht injorante ndaj ekspertëve. Pa një model inklutiv që, i cili do t'i vlerësojë të gjithë, buxheti i propozuar bëhet monolog i pushtetit, në vend të dialogut me qytetarët, vlerësoi sot deputeti Fatmir Bytyqi.
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Propozim buxheti për vitin 2025 nuk korrespondon me realitetin, as nuk ofron politika të qëndrueshme që do të mundësojnë reforma strukturore, rritje ekonomike dhe zhvillim. Nxit selektivitet dhe bën padrejtësi thelbësore kur bëhet fjalë për pensione dhe paga tek të punësuarit në sektorin publik, nuk e shfaq defrivcitin real dhe demonstron sjellje përfundimisht injorante ndaj ekspertëve. Pa një model inklutiv që, i cili do t'i vlerësojë të gjithë, buxheti i propozuar bëhet monolog i pushtetit, në vend të dialogut me qytetarët, vlerësoi sot deputeti Fatmir Bytyqi.
Në kuadër të debatit kuvendor, Bytyqi tregon se shuma të mëdha shkojnpë në projekte nacionale pa ndonjë arsyetim ekonomik, si mobilje dhe autpmjete për funksionarët, për shkak të së cilës, tha "buxheti i propozuar nuk kujdeset për qytetarët, por për elitën".
"Heshtet deficiti real që e ushqen borxhin publik. Deficit buxhetor prej 4 për qind i BPV-së është një tregues i qartë i papërgjegjshmërisë. Tre për qind duhet të jetë deficiti maksimal ose në këto rrethana të jashtëzakonshme mund të jetë maksimumi 3,5 për qind. Edhe këto 4 për qind nuk përfaqësojnë të gjithë pamjen. Nuk ka detyrime të prapambetura që deri në fund të vitit pritet të arrijnë një miliardë euro. Vitin e ri 2025 do ta presim me një borxh publik prej 70,8 për qind. Rritja e deficitit do të thotë rritje të borxheve dhe një barrë më e madhe për secilin prej nesh. Ne kemi një simptomë të një krize të thellë strukturore, problemi nuk është vetëm se ne marrim hua, por edhe mënyra se si e bëjmë atë - pa plan. Për vetëm një muaj, nga 53,8 miliardë denarë, borxhi është rritur në 56,5, që është 44 milionë euro për vetëm një muaj. Vitin e ardhshëm shteti do të duhet të ndajë 20,7 miliardë denarë vetëm për kamatën e këtij borxhi, që do të thotë më pak resurse për shkolla, spitale, rrugë,...", theksoi Bytyqi.
Ai përmendi se LSDM-ja nuk është kundër rritjes së pensioneve dhe pagave, por kundër mënyrë në të cilën ajo po bëhet.
"kritika jonë nuk është ndaj rritjes së pensioneve, pagave, përkundrazi, çdo pensionist meriton jetë dinjitoze. Përgjegjësia ekonomike duhet të jetë sistematikek, e jo selektive. Kërkojmë model inkluziv buxhetor, i cili do t'i vlerësojë të gjithë. Kërkojmë drejtësi dhe përfshirje të të gjithëve. Rritja e pensioneve është masa selektive, e cila nuk e pasqyron inkluzivitetin e domosdoshëm për menaxhim të drejtë mjetet publike", potencoi Bytyqi.
Sipas tij, buxheti duhet të krijojë ekonomik që do të përgjigjet në sfidat ekonomike, që do të krijojë politika të qëndrueshme dhe që do ta nxisë sektorin privat. mb/