• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bytyqi: Është rritur rroga minimale, janë rritur pensionet, premtuam dhe sjellim jetë më të mirë për të gjithë

Bytyqi: Është rritur rroga minimale, janë rritur pensionet, premtuam dhe sjellim jetë më të mirë për të gjithë
18 nëntor 2022 
Nënkryetari Bytyqi sot foli në tribunën e organizuar në Pllasnicë, pjesë e karvanit "Fuqishëm dhe me vendosmëri". Nënkryetari në fillim të tribunës foli për krizën nëpër të cilën po kalojmë dhe përballjen me të njejtën, si dhe rritjen e standardit të qytetarëve, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm, posaçërisht në këtë krizë.
"Punojmë në rritje të standardit, prandaj e rritëm rrogën minimale në 18.000 denarë. E cila në mars do të ketë rritje të re, e cila do ta ndjekë rritjen e standardit dhe çmimet për jetë. Dhe kjo ishte beteja, për jetë më të mirë për të gjithë. Vazhduam ta rrisim edhe rrogën mesatare madje edhe në kushte të krizës, në shtator ajo është 31.812 denarë.
Sollëm edhe vendim për metodologji të re për përllogaritje të pensioneve, e cila solli rritje rekorde të pensioneve në vlerë prej 10 për qind këtë vit.
330.000 pensionistë në vendin tonë marrin të ardhura mujore më të mëdha për jetë dinjitoze në vitet e arta.
Ndërsa në mars të vitit të ardhshëm do të marrin edhe rritje të re prej rreth 6%. Dhe do të marrin rritje çdo vit, për atë ne u siguruam", theksoi Bytyqi.
Nënkryetari Bytyqi, para të pranishmëve foli edhe për subvencionimin e rrymës për të gjithë qytetarët.
"E subvencionuam rrymën. Rrymë dhe energjensë do të ketë mjaftueshëm. Shteti do të vazhdojë ta subvencionojë me 80 për qind faturën për rrymë për mbi 600.000 amvisëri dhe 72.000 kompani të vogla", tha Bytyqi.
Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së 
___________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjet e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR