• e shtunë, 04 janar 2025

Byroja palestineze për statistika: Prej fillimit të luftës popullata në Gazë është pakësuar për 6 për qind

Byroja palestineze për statistika: Prej fillimit të luftës popullata në Gazë është pakësuar për 6 për qind

Gazë, 2 janar 2025 (MIA) - Popullata në Gazë është pakësuar për gjashtë për qind prej fillimit të luftës me Izraelin, para pothuajse 15 muajve, sepse rreth 100.000 palestinezë e braktisën enklavën, përderisa mbi 55.000 besohet se i humbën jetët, tregojnë të dhënat e Byrosë qendrore paletineze për statistika (PCBS).

Rreth 45.500 palestinezë, prej të cilëve më shumë se gjysma janë gra dhe fëmijë, janë vrarë prej fillimit të luftës, por edhe 11.000 konsiderohen të zhdukur, kumtoi PCBS, duke iu referuar të dhënave nga Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Gjatë luftës popullata në Gazë është pakësuar për rreth 160.000, në 2,1 milionë banorë, kumtoi PCBS, transmetojnë mediumet britanike.

Izraeli "po tërbohet me agresion brutal kundër Gazës i cili i targeton të gjitha format e jetës atje - njerëz, ndërtesa dhe infrastrukturë jetësore... familje të tëra janë fshirë nga regjistri civil. Ka humbje katastrofike materiale dhe në njerëz", ceket në kumtesën e PCBS-së.

Ministria izraelite e Punëve të Jashtme kumtoi se të dhlnat e PCBS-së janë "të fabrikuara, të fryra dhe manipulative në mënyrë që të njolloset Izraelit".

Mediumet britanike përkujtojnë se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, trupi më i lartë juridik i Kombeve të Bashkuara, në janar të vitit të kaluar gjykoi se Izraeli duhet të ndalojë akte të gjenocidit ndaj palestinezëve, përderisa papa Françessku propozoi komuniteti botëror të studiojë nëse operacioni izraelit në Gazë paraqet gjenocid.

Izraeli vazhdimisht i hedhë poshtë akuzat për gjenocid, duke pohuar se e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe ka të drejtë të mbrohet pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, kur jetën e humbën 1.200 izraelitë. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR