Byroja për regjistrim e SHBA-së edhe njëherë e shtyn publikimin e të dhënave nga regjistrimi i vitit 2020
- Byroja për regjistrim e SHBA-së publikoi se sërish do ta anulojë publikimin e detajeve nga regjistrimi i vitit 2020 për vitin e ardhshëm.
- Post By Sara Ademi
- 19:33, 1 qershor, 2023
Uashington, 1 qershor 2023 (MIA) - Byroja për regjistrim e SHBA-së publikoi se sërish do ta anulojë publikimin e detajeve nga regjistrimi i vitit 2020 për vitin e ardhshëm.
Ato shifra nuk do të publikohen deri në shtator të vitit 2024, më shumë se katër vjet pas regjistrimit.
Publikimi i të dhënave për madhësinë e shtëpive dhe familjeve është vonuar gjithashtu, por do të jenë gjithashtu vetëm të dhëna të përmbledhura, për të gjithë SHBA-në, dhe jo aq të detajuara si më parë, gjë që ishte e dobishme për qytetet dhe komunitetet më të vogla për të parë situatën dhe planin për zhvillim.
Sipas demografit të Universitetit në Nju Hempshir, Kenet Xhonson, "shumë nga përdoruesit e atyre të dhënave janë planifikues dhe zyrtarë shtetërorë dhe lokalë që duhet të dinë tendencat dhe modelet e nivelit mikro për planifikimin, grantet dhe propozimet e programit".
Publikimi i të dhënave u vonua për herë të parë dy vjet më parë për shkak të vonesave të shkaktuara nga pandemia Kovid-19 dhe zbatimit të një metode të re të privatësisë që pengon identifikimin e individëve. sa/