Bursat aziatike rriten pasi Trampi paralajmëroi se do t’i korrigjojë tarifat për importin e automjeteve
- Në bursat aziatike sot çmimet e aksioneve u rritën pasi që investitorët u inkurajuan nga mesazhi i presidentit amerikan Donald Tramp se ai mund të rregullonte doganat për importet e automjeteve.
- Post By Fami Bajrami
- 10:45, 15 prill, 2025

Tokio, 15 prill 2025 (MIA) - Në bursat aziatike sot çmimet e aksioneve u rritën pasi që investitorët u inkurajuan nga mesazhi i presidentit amerikan Donald Tramp se ai mund të rregullonte doganat për importet e automjeteve.
Indeksi i aksioneve Azi-Paqësor MSCI në orën 7 të mëngjesit u rrit për 0,4 për qind, duke u forcuar për të dytën ditë me radhë. Këtë mëngjes indeksi Nikei i Japonisë u përforcua për 1,1 për qind, përderisa çmimet e aksioneve në Hong Kong, Australi dhe Korenë e Jugut u rritën midis 0,2 dhe 1 për qind. Në Shangai ato ndjeshëm ranë. Midis fituesve më të mëdhenj këtë mëngjes ishin aksionet e prodhuesve të automjeteve, pasi që Trampi dje tha se mund të rregullojë tarifat prej 25 për qind për importet e makinave dhe pjesëve të automjeteve nga Kanadaja, Meksika dhe pjesë të tjera të botës.
Tregjet janë mbështetur edhe nga rritja e djeshme e bursave të indeksit të Uolstrit, pasi që Trampi përjashtoi përkohësisht telefonat e mençur, kompjuterët dhe disa produkte të tjera teknologjike nga tarifat e importit nga Kina. Indeksi Dou Xhouns u përforcua 0,78 për qind, ndërsa SdheP 500 u rrit për 0,79 për qind, ndërsa indeksi Nasdak për 0.64 për qind.
Pasiguria rreth tarifave po i mban investitorët të kujdesshëm. Sidomos më shumë që vazhdon lufta doganore midis SHBA-së dhe Kinës, që do të dëmtojë të dyja ekonomitë. Pyetja e vetme është deri në çfarë mase. "Periudha e pasigurisë vazhdon. Në këtë rrethinë, është e vështirë për konsumatorët, drejtuesit dhe investitorët të planifikojnë në afatgjatë", theksoi Xhed Elerburk, menaxher portofoli në Argent Capital Advisors.
Në tregjet valutore vlera e dollarit në krahasim me shportën e valutave ka rënë ndjeshëm. Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e dollarit amerikan në krahasim me gjashtë monedhat e tjera kryesore botërore, mëngjesin e sotëm është duke lëvizur rreth 99,65 pikë, ndërsa dje në këtë moment ishte 99,70 pikë. Kursi i këmbimit të monedhës amerikane ndaj monedhës japoneze u rrit nga dje 143.00 në 143.05 jen.
Dhe monedha amerikane u forcua edhe në krahasim të asaj evropiane, kështu që çmimi i euros ra në 1,1355 dollarë, përderisa dje në këtë kohë ishte 1,1375 dollarë. Çmimet e naftës, ndjeshëm u rritën. Çmimi i një barele në tregun e Londrës u rrit mëngjesin e sotëm prej 0,31 në 65,10 dollarë, përderisa në tregun amerikan çmimi i barelës u rrit për 0,39 për qind, në 61,75 dollarë. rq/
Foto: EPA