• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bursat aziatike në minus të thellë, thellohet kriza me doganat

Bursat aziatike në minus të thellë, thellohet kriza me doganat

Tokio, 7 prill 2025 (MIA) - Aksionet në bursat në Azi sot shënojnë rënie të përnjëhershme me çka thellohet kriza globale në bursa, e shkaktuar nga lufta tregtare e presidentit amerikan, Donald Tramp.

Tregtimi në bursën jugkoreane u ndalua për pesë minuta, sepse u aktivizua frenuesi për tregtim i dizajnuar të parandalojë shitje paniku.

Indeksi japonez Nikkei u fundos në fillim të tregtimit të bursës në Tokio për mbi tetë për qind. Ai indeks, që përfshin 225 nga kompanitë më të vlefshme në vend, ra nën nivelin prej 33.000 për herë të parë prej gushtit të vitit 2024.

Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba sot deklaroi se qeveria e tij do të vazhdojë të kërkojë nga presidenti Tramp t'i ulë doganat për Japoninë, por pranoi se rezultatet "nuk do të vijnë brenda natës".

"Qeveria duhet t'i ndërmarrë të gjutha mjetet e disponueshme për ta zbutur goditjen ekonomike të doganave amerikane, siç është dhënia e ,bështetjes për financim të kompanive vendore dhe ndërmarrje të masave për mbrojtje të vendeve të punës", tha Ishiba në Parlamentin japonez.

Tramp të mërkurën e kaluar vendosi doganë të përgjithshme prej 24 për qind për Japoninë, përndryshe aleate në marrëveshjen për mbrojtje.

Indeksi jugkorean Kospi ra për më shumë se 4,8% shkurt pas mbylljes, ndërsa tregtimi u ndalua për pesë minuta kur u aktivizua frenuesi për tregtim, i dizajnuar të parandalojë shitje paniku.

Indeksi tajvanez Taiex ra për më shumë se 9,7% pas hapjes. Tregtimi u ndërpre pas një kohe të caktuar me aksionet e dy kompanive kryesore importuese në Tajvan, TSMC dhe Foxconn, pasi që çmimet e tyre u fundosën për pothuajse 10 për qind.

Indeksi i bursës australiane ASX 200 ra për 6,3 për qind në tregtinë e mëngjesit, ndërsa bursa NZX 50 e Zelandës së Re humbi edhe 3,5 për qind.

Çmimet e aksioneve në Hong-Kong dhe Kinë, gjithashtu ranë sot - indeksi Hang Seng në Hong-Kong ra për tetë për qind në fillim të tregtimit, ndërsa aksionet e gjigantëve onlajn Alibaba dhe Tensent ranë për mbi tetë për qind.

Indeksi kinez CSI300 ra për 4,5 për qind. Kina po përballet me dogana amerikane prej mbi 50 për qind.

Tregjet aziatike i ndjekin performanset më të këqija dyditore të aksioneve në Uollstrit në pesë vitet e fundit. Krahas shlyerjes së aksioneve amerikane në vlerë prej pothuajse gjashtë trilionë dollarë të enjten dhe të premten, fjuçersët e aksioneve amerikane ranë edhe mbrëmë.

Indeksi amerikan S&P 500 ra për 17 për qind nga niveli rekord të premten, ndërsa nëse bie për 20 për qind nën nivel rekord, hyn në "treg arushash", që është shenjë frikësuese për investuesit, ndërkaq ndoshta edhe për ekonominë më të gjerë.

Vazhdimi i kaosit në bursa pasoi pasi që presidenti amerikan Donald tramp mbrëmë para gazetarëve deklaroi se "nuk dëshuron asgjë të bie, por ndonjëherë duhet të pini ilaçe për të riparuar diçka", ndërkaq gjitashtu tha se nuk do të bëjë marrëveshje me Kinën derisa nuk zgjidhet deficiti tregtar i SHBA-së. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR