• e diel, 22 dhjetor 2024

Burri më i gjatë në botë sërish u takua me gruan më të shkurtër në botë

Burri më i gjatë në botë sërish u takua me gruan më të shkurtër në botë

Los Anxheles, 20 shkurt 2024 (MIA) - Burri më i gjatë në botë, Sulltan Kosen nga Turqia, sërish është takuar me "të kundërtën" e tij, gruan më të shkurtër në botë, indianen Xhioti Amge. Takimi ka ndodhur në shtetin amerikan Kalifornia.

Turku, përndryshe, është i gjatë 251 centimetra, ndërsa Amge është 62,8 cm e gjatë. Ata janë takuar më parë në Kajro të Egjiptit, në vitin 2018, me ftesë të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit atje, gjatë së cilës kanë vizituar edhe piramidat e Gizës. Pas gjashtë vitesh, të dy u takuan sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku hëngrën mëngjes së bashku dhe në fund bënë një foto si kujtim.

Kosen në vitin 2014 në Londër, Britani e Madhe, u takua edhe me personin më të shkurtët në botë Çandra Bahadur Dangi ( 54,6 cm), i cili vdiq vitin e ardhshëm në vitin 2015.

Kosen dhe Amge janë pjesë e Librit të rekordeve Guines që nga viti 2011. Të martën udhëtojnë për në Los Anxheles me ftesë të një producenti amerikan, i cili do të përjetësojë takimin e burrit më të gjatë dhe gruas më të shkurtër në botë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR