• e shtunë, 04 janar 2025

Burimet ripërtëritëse e transformojnë sektorin energjetik britanik

Burimet ripërtëritëse e transformojnë sektorin energjetik britanik

Londër, 2 janar 2025 (MIA) - Energjia elektrike në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 ishte më e pastra deri më tani, me pjesëmarrje rekorde të ulët të derivateve fosile dhe pjesëmarrje t[ë lartë rekorde të burimeve ripërtëritëse, tregon analiza, transmeton DPA.

Në dekadën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar mbi dyfish e rriti pjesëmarrjen e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe e përgjysmoi pjesëmarrjen e derivateve fosile, kumtoi portali klimatik dhe energjetik "Carbon Brief".

Vlerësimi më i ri vjetor tregon se emetimet e dioksid karbonit për çdo njësi të energjisë elektrike ranë në 124 gramë për kilovat orë, që është ulje për më shumë sse dy të tretat në krahasim me 419 gramë në vitin 2014, si rezultat i varshmëriës më të vogël nga derivatet fosile.

Derivatet fosile gjeneruan vetëm 29 për qind nga energjia elektrike në vitin 2924, pas përfundimit të përdorimit të thëngjillit me mbylljen e centralit të fundit të thëngjillit në Ratklif-on-Sor, Notingemshir.

Burimet ripërtëritëse, si era, dielli dhe biomasa, gjeneruan vlerë rekorde prej 45 për qind të energjisë elektrike.

Gjithsej, shumë rekorde prej 58 për qind të energjisë vinte nga burime të pastra (burime ripërtëritëse dhe energji bërthamore), përderisa importi i energjisë gjithashtu arriti vlera rekorde.

Edhe pse era gjeneron më shumë energji nga gazi në vitin 2024 sipas Sisstemit nacional energjetik (Neso), analiza tregon e gazi është akoma burimi më i madh individual i energjisë elektrike, me 28 për qind nga prodhimi i përgjithshëm, krahasuar me 26 për qind nga era.

Megjithatë, prodhimi i shtuar i energjisë nga era sugjeron se në vitin 2025 era do ta tejkalojë gatin si burimin më të madh të energjisë.

Analiza tregon edhe se me pastrimin e rrjetit energjetik rriten përfitimet nga automobilat elektrik dhe pompat ngrohëse.

Përdorimi i automobilit elektrik në vend të atyre me benzinë tani i ulë emetimet e dioksid karbonit për 70 për qind, përderisa ngrohja e shtëpisë me pompë ngrohëse në vend të kazanit me gaz i ulë emetimet për 84 për qind.

"Carbon Brief" përdori të dhëna nga Ministria britanike për siguri energjetike dhe qëndrueshmëri si dhe Sistemi nacional energjetik për këtë analizë. ab/

fotо: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR