• e premte, 05 dhjetor 2025

Burime të Hamasit thonë se liderët e tyre i mbijetuan sulmit izraelit në Doha

Burime të Hamasit thonë se liderët e tyre i mbijetuan sulmit izraelit në Doha

Gazë, 9 shtator 2025 (MIA) - Dy burime të Hamasit për Rojters deklaruan se zyrtarët e Hamasit në ekipin negociator për armëpushim i mbijetuan sulmit, njoftoi Tajms of Izrael.

Zyrtarë izraelitë thanë se sulmi kishte në shënjestër liderët më të lartë të Hamasit, përfshirë Halil al-Hajan, presidentin e Hamasit në mërgim nga Gaza dhe kryenegociatorin.

Një përfaqësues zyrtar i Hamasit në Gazë paraprakisht deklaroi se liderët e grupit palestinez, të cilët ishin shënjestër e sulmit izraelit në Doha, janë mbledhur për të diskutuar për propozimin e fundit për armëpushim. 

"Në një krim të ri sionist, delegacioni negociator i Hamasit u vu në shënjestër gjatë takimit të tij në Doha, ndërsa diskutohej për proozimin e presidentit Tramp për një armëpushim në Rripin e Gazës, deklaroi përfaqësuesi zyrtar nën kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë çështje. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR