• e hënë, 23 dhjetor 2024

Burime: Para iraniane janë transferuar në Katar para shkëmbimit të të burgosurve amerikano-iranianë

Burime: Para iraniane janë transferuar në Katar para shkëmbimit të të burgosurve amerikano-iranianë

Teheran, 18 shtator 2023 (MIA) - Gjashtë miliardë dollarë të zhbllokuara të Iranit janë transferuar në llogari të Katarit, gjë që e hap rrugën për zbatimin e marrëveshjes për shkëmbim të të burgosurve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, njoftoi sot një burim i afërt me këtë çështje, informuan mediat britanike. 

Një aeroplan i Katarit tashmë është në Iran që të transportojë pesë shtetas amerikanë të cilët janë mbyllur në atë vend. Amerikanët duhet të shkëmbehen për pesë iranianë të mbyllur në SHBA, sipas kushteve të marrëveshjes mes të dyja vendeve me ndërmjetësim të Katarit. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Naser Kanani, sot në Teheran deklaroi se Irani pret që shkëmbim i të burgosurve të ndodhë sot, pasi do të konfirmohet se Koreja e Jugut i ka liruar gjashtë miliardë dollarët iranianë. 

Koreja e Jugut ia ka borxh ato para Iranit sepse ende nuk ka paguar për naftën e blerë para se adminstrata e ish presidentit amerikan Donald Tramp të shpallë sanksione për transaksione të tilla në vitin 2019. 

Shkëmbimi duhet të bëhet në Katar, i cili ishte ndërmjetësues mes Iranit dhe SHBA-së, sepse ata nuk kanë marrëdhënie diplomatike. 

Kanani tha se Irani dhe SHBA-ja do të shkëmbejnë nga pesë të burgosur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR