• e hënë, 23 dhjetor 2024

Burgim prej 20 vjetësh për amerikanen që e ka udhëhequr batalionin e grave të Shtetit Islamik

Burgim prej 20 vjetësh për amerikanen që e ka udhëhequr batalionin e grave të Shtetit Islamik
Uashington, 1 nëntor 2022 (MIA)Amerikania Alison Fluk-Ekren (42) është shpallur fajtore pas akuzave se e ka udhëhequr batalionin e grave të organizatës "Shteti Islamik" (SHI) në kohën kur ka jetuar në Siri, për çka është shqiptuar dënim maksimal me burgim në kohëzgjatje prej 20 vjetësh. Fluk - Ekren në seancën e gjykatës u prononcua "fajtore" pas akuzave se ka udhëhequr formacionin e SHI-së, "Hatiba Nusajba", në të cilin qindra gra dhe vajza minorene janë trajnuar për të përdorur armë automatike dhe të kryejnë sulme vetëvrasëse me rripa me shpërthyes. Në deklaratat që i jepte para Gjykatës ajo e ndërmori përgjegjësinë për veprimet e veta dhe angazhimin në Siri, Irak dhe Libi, por pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke u përpjekur t'i arsyetojë veprimet e saj.

QËNDRONI TË LIDHUR