• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bun: AfD paraqet kërcënim për BE-në

Bun: AfD paraqet kërcënim për BE-në

Paris, 8 gusht 2023 (MIA) - Ministrja franceze për çështje të Bashkimit Evropian, Lorens Bun deklaroi se ngritja e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është kërcënim për stabilitetin e Evropës.

"AfD udhëheq një politikë të rraskapitjes në Evropë", tha Bun.

Duke komentuar se "është e njohur që AfD ka një pozicion pro-rus", Bun tha se kjo situatë është shqetësuese dhe shtoi se "ngritja e kësaj partie paraqet kërcënim për stabilitetin e Evropës".

Bun shton se partitë e ekstremit të djathtë në kontinent janë të hapura për të shkatërruar Bashkimin Evropian duke u larguar nga blloku, duke argumentuar se kjo nuk është ajo që ata duan.

AfD e ka shpallur më parë Bashkimin Evropian si një "projekt të dështuar" në formën e saj të tashme.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR