• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bullgaria shpreson për anëtarësim në Shengen deri në fund të vitit:Pikëpamja e Sofjes u fokusua në zgjedhjet në Holandë

Bullgaria shpreson për anëtarësim në Shengen deri në fund të vitit:Pikëpamja e Sofjes u fokusua në zgjedhjet në Holandë

Bruksel, 11 shtator 2023 (MIA) - Bullgaria shpreson të bëhet anëtare e zonës Shengen deri në fund të vitit, pavarësisht kundërshtimit aktual ndaj pranimit të vendit në zonën e lëvizjes së lirë në BE nga Holanda dhe Austria, të cilat kanë kritikuar Sofjen se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar migrimin ilegal nga Turqia.

Portali “Euroaktiv” thekson se nga Haga po vijnë sinjale diplomatike se Holanda mund të heqë veton për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në nëntor, të cilat do ta linin Austrinë të vetmin vend që do të kundërshtonte anëtarësimin e Bullgarisë.

Përveç kësaj, në favor të Sofjes është besueshmëria e lartë në zgjedhjet në Holandë të fitojë koalicioni i Partisë Laburiste (PVDA) dhe i të Majtës së Gjelbër (GL), kandidati për kryeministër i të cilës është eurokomisari i fundit  Frans Timermans, i cili shprehu mbështetjen e hapur për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen.

Kryeministri bullgar Nikolaj Denkov tha dje se gjatë këtij viti Bullgaria do të ketë dy mundësi për të hyrë në zonën Shengen - në tetor dhe në dhjetor.

"Nuk mund të garantoj se do të bëhemi pjesë e Shengenit në tetor, por shansi tjetër do të jetë në dhjetor", tha Denkov, duke shtuar se ka besim se kryesusi aktual i BE-së, Spanja, se do të ndihmojë Bullgarinë dhe Rumaninë, në pranimin e të cilave është kundër vetëm Austria, për të hyrë në Shengen deri në fund të presidencës së saj.

Sipas Denkov, nëse Bullgaria përmbush të gjitha kushtet dhe miraton legjislacionin e nevojshëm, "askush nuk do të ketë një argument thelbësor kundër pranimit" të vendit në zonën Shengen. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR